Mbyllet votimi në 10 bashki, PS fiton edhe Libohovën

Ka shkuar në 10 numri i bashkive që kanë mbyllur numërimin për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Libohova është bashkia e radhës që mbyllet me fitoren e Partisë Socialiste. Sipas të dhënëve të fundit pas përfundimit të numërimit rezulton se Partia Socialiste ka grumbulluar 1 154 vota, Partia Demokratike 901 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 201 vota.

Ndërkohë deri më tani nga 10 bashkitë që kanë mbyllur procesin e numërimit të votave për partitë politike, vetëm në dy bashki Partia Demokratike ka rezultuar fituese, në Has dhe në Tropojë.