Mbyllet faqja e Policisë në Facebook, kjo është arsyeja

Faqja zyrtare e Policisë së Kosovës në Facebook, Kosovo Police, është mbyllur.

Në lidhje me këtë, PK tha se faqja është mbyllur për shkak të problemeve teknike.

Në një përgjigje për Gazetën Express, nga Policia thanë se kanë marrë masat adekuate që të evitohen problemet.

“Referuar interesimit tuaj ju informojmë se, për arsye të problemeve (teknike) të shfaqura, facebook-u zyrtar i PK-së është jashtë funksioni. Lidhur me këtë janë marrë masat adekuate përmes mekanizmave kompetent, me qëllim të evitimit të problemit”, tha PK.