Mbyllen tri ndeshjet e IPKO Superligës

Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme të IPKO Superligës, në kuadër të xhiros së pestë. Feronikeli e mposhti Flamurtarin 2:1, kurse dueli në mes Vushtrrisë dhe Drenicës u mbyll baras, 2:2. Fitores në udhëtim iu gëzua Ferizaj, i cili e mundi Dukagjinin, 1:0

Kanë përfunduar tashmë tri ndeshjet e xhiros së pestë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli e mposhti Ferizajn me rezultat 2:1, në një ndeshje mjaft interesante.

Mendurim Hoti ka qenë hero i ekipit kampion të Kosovës pasi realizoi dy gola për tri pikët e reja të skuadrës nga Drenasi.

Nga ana tjetër, golin e vetëm për Kuqezinjtë e shënoi Shend Kelmendi.

Ndërsa, Lorik Maxhuni e qëlloi shtyllën për prishtinasit, të cilët megjithatë u mposhtën.

Paraprakisht, për skuadrën Gjelbër e Bardhë shtyllën e kishte qëlluar edhe Astrit Fazliu.

Ndërkohë, fitores në udhëtim iu gëzua Ferizaj, i cili e mposhti Dukagjinin me epërsi minimale, 1:0.

Golin e fitores për ekipin ferizajas e shënoi Edon Sadriu në minutat e fundit.

E dueli dramatik në mes të Vushtrrisë dhe Drenicës është mbyllur baras, 2:2.

Kuqezinjtë kanë kaluar të parët në epërsi me golin e Qemail Elshanit në fillim të takimit.

Më pas, vushtrriasit barazuan me Matheus De Paula.

Drenicasit kaluan përsëri në avantazh me anë të Harmon.

Mirëpo, në minutat e fundit, Vushtrria e barazoi rezultatin me anë të Nertil Hoxhajt, i cili shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

loading…