Mbreti Charles III bën betimin e kurorëzimit

Mbreti Charles III ka bërë betimin e kurorëzimit.

Betimi u bë me Biblën, si “ligji mbretëror” me të cilin duhet të qeveriset.

Prezantimi i Biblës daton që nga kurorëzimi i përbashkët i Uilliam III dhe Marisë II në vitin 1689.

Para se të bënte betimin, Mbreti Charles pranoi kushtet e tij, duke përfshirë nxitjen e “një mjedisi në të cilin njerëzit e të gjitha besimeve mund të jetojnë të lirë”. Kjo shtesë në shërbim pasqyron fjalët e mbretëreshës së ndjerë, kur ajo tha se roli i kishës “nuk është të mbrojë anglikanizmin duke përjashtuar fetë e tjera”, por në vend të kësaj ka një “detyrë të mbrojë praktikën e lirë të të gjitha besimeve në këtë vend”, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv

Charles vendosi duart mbi Biblën dhe premtoi t’i përmbahet betimit, duke u betuar se do të qeverisë popullin e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Komonuelthin, duke ruajtur ligjet e Perëndisë.