Mbretëria e Bashkuar mirëpret marrëveshjen për targat, pret progres në dialog
Ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, Leo Docherty, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Ai tha se tashmë palët duhet të ulen në tryezë dhe të bisedojnë për normalizim të plotë të marrëdhënieve, raporton Gazeta Express.
“E mirëpres marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në hapat për uljen e tensioneve. Është jetike që të dyja vendet tani të ulen në tryezë që të bëjnë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, për të mirën e të gjithë qytetarëve të tyre”, ka thënë ai në Twitter.
I welcome agreement between Kosovo and Serbia 🇽🇰🤝🇷🇸 on steps to reduce tensions. Vital that the two countries now come to the table to make progress in EU-facilitated Dialogue towards normalising their relationship, for the benefit of all their citizens.
— Leo Docherty MP (@LeoDochertyUK) November 24, 2022
Pas njoftimit mbrëmë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, për arritjen e marrëveshjes, zyrtarë të lartë europianë dhe amerikanë përgëzuan palët që u dakorduan dhe shmangën tensionet.
Tashmë BE-ja ka njoftuar se do t’i ftojë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për bisedimet e ardhshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me bazë propozimin franko-gjerman.