Indeksi

Mbrëmja e parë e 2019’s në Prishtinë, me ajër të pashëndetshëm

Megjithëse është një problem me të cilin qytetarët po përballen tash e sa kohë, ajri në Prishtinë edhe në mbrëmjen e parë të vitit 2019 po cilësohet të jetë i pashëndetshëm.

Sipas matësve të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, indeksi i cilësisë së ajrit për momentin në Prishtinë është 117.

Ajri në këtë gjendje cilësohet si i pashëndetshëm sidomos për grupet e personave të ndjeshëm.

Këtu hyjnë fëmijët, pleqtë dhe ata që kanë sëmundje me frymëmarrje. Për këta persona rekomandohet që të evitojnë daljet jashtë.