Sot, do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga LDK-ja, thuhet se mbledhja do të mbahet nga ora 17:00.

“Sot (e hënë), në orën 17:00 mbahet mbledhja e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Mbledhja mbahet në Venus Hotel (magjistralja Prishtinë-Ferizaj).

Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit ku kryetari Abdixhiku mban fjalën e tij, pastaj Këshilli i Përgjithshëm vazhdon punimet.

Ftohen mediet të përcjellin këtë ngjarje”.