Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime
Në kuadër të tyre, është emëruar Ragmi Dalipi në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI).
Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin, në interes publik, të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të nevojshme për realizimin e dy projekteve të Komunës së Gjakovës: administrimin e objektit të ish-“Bankos”-it për nevojat e administratës komunale dhe ndërtimin e një fushe futbolli me hapësira rekreative në fshatin Trakaniq.
Në mbledhje është miratuar edhe ndryshimi i një vendimi të mëhershëm të Qeverisë, me të cilin Besnike Mehmeti nga Zyra e Kryeministrit emërohet zëvendësuese e anëtarit në Komisionin për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, në vend të Ervina Gashit.







