Mbledhja e Përbashkët: Asnjë simbol apo ngjyrë e Republikës së Kosovës

Pas pak nis edhe mbledhja e tetë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Fatkeqësisht, përsëri autoritetet kompetentet kanë qenë jo të kujdesshme për të respektuar frymën multi-etnike të vendit.

Në logon e kësaj mbledhjeje të përbashkët është slogani “Të përbashkuar” dhe ku duken vetëm ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, por asnjë sosh nga ngjyrat e bukura të flamurit të Kosovës.

Për më tepër, aty duket shenja e infinitit, numri tetë dhe shqiponja, simboli kombëtar i flamurit shqiptar.