Tarutao

Mbledhësi i mbeturinave gjen një copë dylli të verdhë me vlerë mbi 90,000 euro

Një mbledhës mbeturinash ka gjetur në bregdet një copë dylli të verdhë e cila mendohet të jetë e vjellë balenash.

Somsak Boonrith, 45-vjeç, ka gjetur dyllin e verdhë ndërsa po kërkonte nëpër mbeturina në ishullin Tarutao në satun, në jug të Tajlandës këtë të diele, shkruan “Daily Mail”.

Copën rreth 2.2 kilogramëshe e mori me vete në shtëpi duke besuar se përdoret si substancë në parfume.

Kjo copë dylli e verdhë mund të ketë vlerën prej rreth 80,000 funte (mbi 90,000 euro), bazuar në çmimin e gjetjeve të mëparshme, transmeton Koha.net. Para se ta shesë, Boonrith duhet së pari ta vërtetojë nëse është dylli i vërtetë.

Gjithashtu, Boonrith shpreson që kjo të jetë e vërtetë dhe të mos kontrollojë më asnjëherë në mbeturina.

“Unë isha peshkatar, por një stuhi goditi anijen time. Tani unë dal në breg të detit dhe shoh në mbeturina që të gjej ndonjë gjë me vlerë. Po shpresoj të shes copën e dyllit dhe të blej një anije të re për të siguruar të ardhura për familjen”, është shprehur Boonrith.

loading…


loading...