Klinika e Pulmologjisë

Mbingarkesë të shtretërve në Klinikën e Pulmologjisë

Ka mbi një muaj që po trajtohet në Klinikën e Pulmologjisë.

Por brenda kësaj kohe, Aziz Sejdiu ka ndërruar dy herë dhomën për trajtim mjekësor.

Kjo për shkak se shtrati ku rrinte i shtrirë ishte zënë nga pacientë të tjerë.

“Jom kanë në tjetër dhomë atje, jena kanë katër vetë, e atje ngusht boll po më lëshun dy ditë te shpia në vikend, e kur u ktheva e kishin nxanë venin se shumë të smutë e dhoma s’po ka”, thotë ai.

E për Tahir Hajdinin është e vështirë të pret familjarët e tij për vizitë në këtë dhomë spitali.

“Po vijnë pacienta s’po kanë ku me ardhë, vijnë do tont bile bash dje ke nja qitu, unë e kam liru vendin e janë ulë qitu se s’kishin ku me ardhë. T’mit i qitsha jashtë i pritsha përjashtë se ngusht këtu, s’kishin ku me hi”, tregon Hajdini

Ndërsa kjo mbingarkesë shtretërish po ndikon edhe më shumë në shëndetin e tyre.

“Pak ngushtë është vendi, ktu o kanë – për tre persona taman o kanë ktu, që me pasë edhe pak ajër”

E gjithë kjo po ndodhë për shkak të rritjes së rasteve për hospitalizim.

Edhe pse klinika e Pulmologjisë ka 66 shtretër, mund të themi që të gjitha dhomat janë të mbingarkuara me nga një shtrat, për shkak se normalisht ishin dashtë me qenë 54 shtretër me hapësira normale por na është dashtë për shkak të nevojave që për çdo vit janë duke u rritur”, thotë Hoxha.

Sipas Hoxhës, edhe për vet stafin mjekësor është vështirësuar puna.

“Jemi në kushte mjaft të vështira duke punuar edhe ne si staf mjekësor por edhe pacientëve nuk mundemi me u ofru kushte normale sa i përket mjekimit të tyre”, ka thënë drejtori i klinikës.

Tëvë1 ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë nëse ka në plan zgjerimin e kësaj klinike, mirëpo nga ky institucion nuk është kthyer përgjigje.
Klinika e Pulmologjisë funksionon që nga viti 2003 në dy kate të Klinikës së Dermatologjisë në QKUK.