Mbi 22 mijë të vaksinuar në Kosovë

Mbi 22 mijë persona, ekip shëndetësor dhe të moshuar kanë marrë vaksinën antiCOVID në Kosovë, nga 24 mijë doza të AstraZenecas sa i ka siguruar Kosova.

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë deri në mesditë janë vaksinuar rreth 25 persona. Niman Bardhi, menaxher i kësaj qendre, ka deklaruar se deri tani nuk kanë pasur ndonjë problematikë.

“Për dozat e dyta është akoma herët, sepse jemi në ofrimin e dozës së parë, dhe reagime e shqetësime nga të moshuarit që kanë marrë vaksinën nuk ka pasur” ,theksoi tutje ai.

Bardhi ka thënë për EO se po vazhdohet me vaksinimin e grupmoshës 75-vjeçare dhe mbi dhe të moshuarit me sëmundje tjera kronike.