Mbetjet mortore, EULEX-i e dërgon ekipin e ekspertëve në Kizhevak të Serbisë

Dy ditë më parë kanë rifilluar gërmimet në Kizhevak të Rashkës në Serbi, për mbetjet mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë. 

EULEX-i ka njoftuar se ekspertët e EULEX-it, një koordinator i zhvarrojes, një antropolog dhe arkeolog i forenzikës janë vendosur në Kishevak.

Përmes një cicërime në Tëitter, EULEX ka njoftuar se këtij grupi do t’i bashkohet edhe një mjek ligjor.

“Ekspertët e #EULEX , një Koordinator i Zhvarrosjes, një antropolog dhe arkeolog i Forenzikës, janë vendosur në #Kizevak . Një Mjek Ligjor do të bashkohet me ta javën tjetër. Ne ofrojmë këshilla të ekspertëve për ekipet e Kosovës dhe Serbisë në terren në bashkëpunim me partnerë të tjerë ndërkombëtarë” thuhet në cicërimen e tyre.