Mbetjet e kurbanëve hidhen në rrugë

Mbetjet e brendshme të bagëtive të therura për festën e djeshme të Kurban Bajramit janë hedhur pranë rrugës Gorancë-Hani i Elezit.

Përveç që paraqesin një pamje të shëmtuar për ambientin, ato lëshojnë kundërmim të rëndë duke rrezikuar që të shkaktojnë sëmundje ngjitëse, raporton KosovaPress.