Në një tubim të mbajtur sonte në fshatin Drenoc, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, falënderoi përkrahësit për besimin dhe vullnetin e treguar.

“Mbështetje e fuqishme u dëshmua sonte në Drenoc për Aleancën dhe numrin 174. Faleminderit për besimin dhe për vullnetin e madh që kjo përkrahje të rikonfirmohet edhe më fuqishëm më 12 tetor, ndaj Aleancës, ndaj meje si kryetar dhe ndaj Adriatik Alaj si anëtar i Kuvendit Komunal me numrin 20. Faleminderit nga zemra, Drenoc!”, u shpreh Ramosaj.

Ai shtoi se kjo mbështetje është një tregues i qartë i përkushtimit të qytetarëve për të vazhduar me projektet e nisura në Deçan.