Mbappe nuk siguron se e ardhmja e tij është te PSG

Një fjali e shkurtër, por e bën efektin për të trembur PSG-në.

Kylian Mbappe, i pyetur nëse një ditë do të largohet nga Parisi u përgjigj:

“Në futboll nuk i dihet kurrë”, tha talenti francez.

Klubet e mëdha të Europës do të bënin gjithçka për të patur në organikë një sulmues të këtij kalibri, por më tej Mbappe mundohet të mos keqkuptohet në deklaratën e tij.

“Kam kontratë deri në vitin 2021 dhe jam i kënaqur me mënyrën sesi po shkojnë gjërat këtu, në Paris. Nuk është momenti për të folur për gjëra të tjera.”

Real Madridi, Juventusi, Barcelona dhe Manchester City, ëndërrojnë ta kenë sulmuesin për të cilin PSG shpenzoi 180 milionë euro, që shkuan në arkat e Monacos.

Vlera e kartonit të tij është rritur pas suksesit që arriti në finalen e Kupës së Botës me Francën.

Për moshën dhe talentin që zotëron është pa dyshim lojtari më i shtrenjtë në qarkullim. Duhen të paktën 200 milionë euro për ta shkëputur nga Parisi.