Matthew Palmer nesër viziton Kosovën

Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite ai do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Pas fjalimit, ai do të përgjigjet në pyetjet nga ky publik, bën të ditur ambasada amerikane në Kosovë.

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, para Kosovës vizitoi Maqedoninë e Veriut.

loading…