Matoshi-Gërvallës: Lexo verdiktin e Kushtetueses për Asociacionin, mos fol pa lidhje

Analisti Halil Matoshi i ka reaguar Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se Asociacioni ka vdekur.

Në një intervistë për një media estoneze, kryediplomatja ka bërë me dije se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se Asociacioni nuk mund të formohet.

Analisti Matoshi ka kërkuar nga Gërvalla që të mos përhap gënjeshtra, por ta lexon mirë verdiktin e Kushtetueses.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka publikuar verdiktin e Kushtetueses për këtë çështja, i cili thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do te themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë në Bruksel.

Ministre e jashtme Gërvalla, lexo verdiktin e Gjykatës Kushtetuese e mos fol palidhje! Në një intervistë dhënë nji medie estoneze ERR, i është kundërpërgjigjur emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar: ‘Beogradi flet për Asociacionin, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet. Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos formohej. Teksa flasim me partnerët dhe aleatët tanë, dëgjojmë se ky duhet të jetë një formacion që i jep të drejta komunitetit serb, por nuk shoh ndonjë të drejtë që kushtetuta nuk u garanton’, ka thânë shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla”, ka shkruar Matoshi.

Sipas tij, ky deklarim i Gërvallës nuk është i vërtetë.

Por Qysh bre me rrejt përfaqësuesja e shtetit?”, ka pyetur Matoshi.