Matoshi dërgon Komunën e Shterpcës në Gjykatë

Komuna e Shtërpces ka bërë shkelje ligjore gjatë leshimit të lejeve për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, si pasojë e kësaj Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka ngritur kallëzim pënal ndaj komunës së Shtërpcës.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

“Komuna e Shtërpcës ka bërë shumë shkelje gjatë lëshimit të lejeve për ndërtim, dhe për këtë qështje ne si ministri i jemi drejtuar gjykatës” pohoi Matoshi.

Sipas Matoshit vetëm gjatë vitit 2018-të Shtërpca ka lëshuar 29 leje ndërtimore, dhe të shohim se qfarë vendimi do të merre Gjykata në vlerësimin e punës për Komunën e Shtërpcës.

Përcjellë /Ballkani.info