MASHT’i me njoftim të ri për mbajtjen e testit të maturës

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka lëshuar një vendim të ri në lidhje me testin e maturës.

Komisioni Shtetëror i Maturës (KSHM), ka marrë vendimin, që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, testi i maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces.

Prandaj, duke marrë parasysh këtë fakt, ditën e testimit, pra të shtunën (29 gusht 2020), u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi.

Ndërsa, mediet mund të kenë qasje nëpër qendra të testimit, në koordinim me Komisionin e qendrës së testimit, deri në orën 09:30.