Martohet trajneri i VIP-ve Benet Tolaj, dasma e tij bëhet HIT në Tik Tok, u pa mbi 21 milionë herë

Ai është një nga trajnerët më të mirë të fitnesit në Kosovë.

Benet Tolaj, i cili njihet edhe si trajneri i VIP-ve, i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me vajzën nga Prizreni, Era Gashi.

Dasma e tyre ka marrë vëmendje, pasi, u zhvillua në formë tradicionale.

Nusja u mor me disa vetura, ashtu siç ka qenë dikur zakon në Kosovë. Më pas çifti, shkuan në restorant dhe bashkë me njerëzit e afërt, festuan dhe u argëtuan nga këngëtari Butrint Rashiti.

@rudinabalaj_ I love our traditional wedding’s 🇦🇱 #traditional #wedding #bride #groom @eragashi7 & @Benet Tolaj ♬ original sound – Rudina

Dasma e çiftit ka ‘dhezë’ më së shumti në Tik Tok, pasi, një nga videot u pa mbi 21 milionë herë.

Në ceremoninë e martesës së Benetit dhe Erës kanë marrë pjesë edhe disa prej fytyrave publike siç janë Rina Balaj, Rudina Balaj dhe Njomza e ‘Copule RN’, të cilat janë kliente të  Bentit.

@eragashi7 #love ♬ Ginseng Strip 2002 – Yung Lean

E, kur jemi te pamja e dyshes, nusja ka marrë vëmendje më të madhe padyshim, pasi, kishte zgjedhur një fustan të bardh unik dhe dukej sikur një princeshë, përkrah Benetit, transmeton syri.

Çiftit i urojmë jetë të gjatë, përkrah njëri-tjetrit.