Martohet Aida Doçi, këto janë pamjet e para

Një javë më parë këngëtarja Aida Doçi është fejuar me Naser Qelin, menaxherin e saj shumëvjeçar të karrierës.

E duket se pas kthimit nga Turqia, radha ka qenë për një tjetër hap, atë të martesës.

Ceremonia është zhvilluar në shtëpi, mbase edhe për shkak të situatës me pandeminë por sërish, brenda traditave tona për marrjen e nuses. Shumë urime çiftit!