Anësori francez

Martial refuzon kontratën e re të Unitedit

Anthony Martial ka refuzuar ofertën e Manchester United për rinovimin e kontratës.

Gjatë kësaj vere, francezi kishte kërkuar të largohej, por ishin drejtuesit e klubit që dolën kundër një vendimi të tillë, duke e mbajtur Martialin në “Old Trafford”.

Për të mos lejuar largimin e 22-vjeçarit, pasi kontrata e tij përfundon më 2019 me opsion për një tjetër vit, drejtuesit i kanë ofruar një marrëveshje të re, e cila nuk është pranuar nga futbollisti.

Sipas SkySports, Martial kërkon një kontratë më afatgjate e cila do t’i siguronte atij që United ende ka besim në të.

Bisedimet mes të dyja palëve do të vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim.