Martens për FAZ: Skepticizmi ndaj BE-së i përhapur në Ballkan, boshllëkun po e mbushin fuqitë e tjera

Njëri prej njohësve më të mirë të Ballkanit Perëndimor, Michael Martens, sot ka shkruar në Frankfurter Allgemeine Zeitung, për boshllëkun në Ballkan.

Martens shkruan se në Ballkan ku kishte një frymë optimizmi për të hyrë në BE, tanimë skepticizmi është përhapur.

Duke iu referuar kapitullit të historisë së ribashkimit të Gjermanisë, që për herë të parë e kishte tronditur në themele qeverinë e koalicionit nën kancelarin Schröder me ish Partinë Popullore të SPD, Martens rikujton edhe moton e tij me Joshka Fisher.

“Kurrë më Auschwitz” ishte moto e pakëndshme me ministrin e jashtëm të Schroederit, Joshka Fisher, i cili u përpoq për ta hapur partinë e tij të gjelbër ende të lodhur nga kufizimet politike.

“Një Auschwitz i ri në asnjë çast nuk kërcënonte në Kosovë. Por një Srebrenicë e re nuk përjashtohej me përvojat e asaj kohe, dhe vetëm kjo ishte arsye e mjaftueshme për ndërhyrjen e NATO-s në favor të shqiptarëve të Kosovës dhe kundër politikave joparimore të autokratit në Beograd, Sllobodan Millosheviqit. Në Srebrenicë, ushtarët serbë vranë më shumë se 7,000 myslimanë boshnjakë në 1995. Fakti që gjëra të ngjashme nuk mund të përsëriteshin në Kosovë ishin shkak i ndërhyrjes së NATO-s dhe me këtë edhe të Bundeswehr-it. Në Kosovë, NATO, BE dhe “Perëndimi” janë akoma shumë popullor. Kosova me dëshirë do të bashkohej sot e jo nesër me NATO-n”, shkruan Martens në FAZ, transmeton Ballkani.info.

Ky njohës i Ballkanit shkruan edhe për referendumin në Maqedoni, sipas të cilit, rezultati i referendumit në rastin më të mirë dha një pamje të përzier.

“Megjithëse më shumë se 90 për qind e votuesve në Maqedoni votuan për ndryshimin e emrit dhe kështu për anëtarësimin në NATO. Por shumica nuk morën pjesë në votim. Shumë nga këta jo-votues shprehën me maturi se premtimi i përkatësisë së mundshme me Perëndimin nuk është më mjaftueshëm tërheqës për të trajtuar tema për kompromise thelbësore. Kjo duhet t’i japë BE-së për të menduar. Një pjesë e rajonit, me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë, po humbet atraktivitetin e saj. Edhe pse ende qindra mijëra evropianë juglindorë çdo vit përpiqen për të marrë rrugën e migrimit për punë apo edhe në rrugë të paligjshme në shtetet e pasura anëtare të BE-së. Por, si model për vendet e tyre, BE duket se po merret gjithnjë e më pak seriozisht. Vetëm një dekadë më parë, në Ballkanin Perëndimor, duke u mbështetur në perspektivën e BE-së, ishte e lehtë të organizoheshin shumica politike për reforma. Megjithatë, “perspektiva evropiane”, e cila është përhapur në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe gjoja anëtarësimi i plotë në BE- vazhdon të jetë vetëm një frazë për vite me radhë”, shkruan Martens, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, mes zgjerimit të madh të BE-së drejt lindjes me dhjetë anëtarë të rinj dhe pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në 2007 ishin vetëm tre vite dallim.

“Pas kësaj, u deshën gjashtë vjet derisa Kroacia ishte në gjendje të bëhej anëtare e plotë e bashkësisë. Kurse tani disa konsiderojnë bile si tepër optimiste nëse Mali i Zi mund të bëhet anëtar në vitin 2025”, shkruan ai.

Martens vlerëson se ka arsye të mira për këtë skepticizëm të zgjerimit të BE-së dhe pasojat, sipas tij, janë që forca e BE-së për rajonin po bie ndjeshëm.

Ai thotë se fuqive tjera natyrisht se nuk do t’u kërkohet dy herë për të mbushur këtë boshllëk. /Ballkani.info/