Marrin fund pritjet e gjata në Merdare

Mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë po u duhet të presin maksimumi deri në 20 minuta për të dalur nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare.

Sipas informacionit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar edhe për të hyrë në Kosovë pritja është e njejtë, shkruan Ballkani.info

Kurse në pikëkalimet Dheu i Bardhë, MuçiBabë, Multivodë pritja rezulton të jetë prej tre deri në 5 minuta për të hyrë dhe për të dalur.

loading…