Marrëzisht e dashuruar, Adelina bën dedikimin më të ëmbël për bashkëshortin e saj

Adelina Tahiri është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila u kthye në qendër të vëmendjes mediatike pasi u martua me biznesmenin maqedonas Serjoza Markov, i cili është disa vite më i madh se ajo.

Dyshja u bënë prindër të një djali në muajin gusht të 2018-ës dhe që prej asaj kohe, Adelina ka publikuar shumë foto me bashkëshortin e saj dhe me djalin që quhet Jon.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ka publikuar një foto shumë të ëmbël bashkë me bashkëshortin e saj, teksa të dy shihen të veshur me pizhama.

“Dashuria”, ka shkruar Adelina përbri kësaj fotoje, ndërsa shfaqet e buzëqeshur dhe mjaft e lumtur.