Marrëveshja u arrit më 2011, Sveçla tash po e cilëson sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe kushtetutshmërisë

Mbrëmë pas mesnate ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse në vitin 2011 kur edhe Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë, atë kohë Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtonte ashpër këtë marrëveshje.

Por tash, kur mbrëmë filloi zbatimi i saj pas bisedimeve që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq i zhvilluan në takimin e fundit, por edhe pas vizitës që emisari amerikan për dialog Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Mirosllav Lajçak, vizituan Kosovën dhe Serbinë ditë më parë pas takimit që u zhvillua në Bruksel.

Këtë marrëveshje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po e cilëson si një sukses dhe mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe interesave të qytetarëve.

Postimi i plotë i Sveçlës, pa ndërhyrje:

Në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë. Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasëve tanë karshi Serbisë.