Marrëdhënia e Princit Philip e Lady Diana, lidhja e veçantë që i bashkonte

Ajo  kishte magjepsur familjen mbretërore që nga vizita e saj e parë në Balmoral. E adhurueshme, një aristokrate e lindur, Diana Spencer asokohe vetëm 19 vjeçe, kishte gjithçka për t’u bërë gruaja perfekte, që kërkonte Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj për djalin e tyre Charles.

Në moshën 32 vjeçare, ky i fundit më në fund kishte vendosur të martohej dhe e ardhmja e mbretërve u sigurua më në fund.

“Princi Philip bëri gjithçka  për ta bërë Lady Dianën të ndihej e mirëpritur në gjirin e familjes mbretërore. Madje e bënte edhe të ndihej e lumtur. Ai ishte shumë i lidhur me të”, shkruan Richard Kay, një gazetar për familjen mbretërore në Daily Mail.

Ashtu siç tregojnë edhe letrat e shkëmbyera midis Princit Filip dhe nuses së djalit të tij tregojnë, se Filip dhe Diana kishin një admirim dhe dashuri të ndërsjellë.