Marina Vjollca sërish kthen pozat atraktive në rrjete sociale: Më keni munguar të gjithë

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, vazhdon të jetë ndër më të komentuarat në rrjet.

Krejt kjo ka ardhur si pasojë e informacioneve që ajo shpërndan me fansat, të cilat kanë të bëjnë me jetën e saj.

Sidoqoftë kësaj, ka qenë një periudhë kohore që bukuroshja bionde ka qenë pasive me postimet në Instagram.

Së fundmi ajo ka zgjedhur që të rikthehet me pozat atraktive, duke marrë vëmendjen e ndjekësve.

Marina u shfaq me makijazh dhe flokë të rregulluara, derisa formati i fotografisë ishte bardh e zi.

“Më keni munguar të gjithë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Postimi mori një sërë komentesh pozitive, duke komplimentuar kështu edhe dukjen e moderatores. /