Marina mezi po pret të bëhet nënë

Moderatorja Marina Vjollca është shfaqur me një set fotografik, derisa ka treguar pak a shumë se si do të duket dhoma e vajzës që ajo po pret.

Marina e kishte treguar gjininë e fëmijës në fund të gushtit, derisa sot ajo është shfaqur pranë një dhome fëmijësh, e që duket se do të jetë e vajzës së saj.

Moderatorja e emisionit televiziv, “Klanifornia” ka thënë se mezi pret që të bëhet nënë, derisa ka thënë fjalë mikluese për foshnjën.

“Mezi po te presim picirukja jone😍”, ka shkruar ajo!

Kujtojmë se Marina dhe Geti janë të martuar që disa vite tashmë. Vajza, që pritet të vije në jetë, është fëmija i parë i çiftit.