Marina e nis ditën me puthjet e përqafimet e Getit në shtrat

Marina publikoi një video të ëmbël në shtrat.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë ndër çiftet më të dashura të shoubizit shqiptar.

Reperi dje festoi ditëlindjen, ndërsa nuk munguan befasitë e urimet e shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa.

Ditën e sotme, Marina e filloi me një video, ku shfaqet e shtrirë në shtrat, ndërsa Geti i afrohet dhe i dhuron puthje në shtrat.

Ajo dukej e lumtur teksa këtë moment vendosi ta ndajë me fansat e shumtë në Instagram.