Interesim

Marcus Rashford në Serie A

‘Daily Mirror’ ka shkruar për të ardhmen e Marcus Rashford.

Talentin 21 vjeçar e ardhmja mund ta gjejë larg Manchester United, tek e cila skuadër ka regjistruar mbi 100 paraqitje, shkruan lajmi.net.

Për shërbimet e Rashford ka interesim nga skuadrat e Serie A.

Milan dhe Juventus janë në garë për sulmuesin anglez, i cili vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Rashford në 15 paraqitje në Premierligë për Man Utd ka shënuar katër gola.