Dyshja

Marcelo: Realit i mungon Ronaldo

Mbrojtësi i krahut te Real Madridi, Marcelo, e ka pranuar se skuadrës së tij i mungon Cristiano Ronaldo.

Pas nëntë stinoreve në “Bernebeu” me Realin, Ronaldo u largua gjatë korrikut të këtij viti duke iu bashkuar Juventusit.

“Është më se e qartë kur lojtari më i mirë në botë nuk është në klubin tënd do të të mungojë ai. Por nuk dua të them se nuk i kemi lojtarët më të mirë në secilën pozitë”, ka thënë Marcelo.

“Çdo skuadër do të donte ta kishte në skuadër Ronaldon, mirëpo Madridi do të mbetet Madrid pavarësisht lojtarëve që vijnë dhe shkojnë”.

Ronaldo aktualisht po shkëlqen me Juventusin, ku ka shënuar 11 gol anë 20 paraqitje të këtij stinori.