Marca: James në Atletico Madrid

James Rodriguez është i zemëruar nga ngurrimi i Napolit për t’ia paguar Real Madridin shumën e parave që po e kërkon për shërbimet e tij dhe tani dëshiron t’i bashkohet Atletico Madridit, sipas gazetës spanjolle Marca.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurenttis dhe trajneri Carlo Ancelotti, theksuan se negociatat nuk po shkojnë drejt një përfundimi pozitiv dhe sugjeruan se mund të kenë objektiva tjera tani.

Besohet se kjo e ka zemëruar yllin kolumbian, i cili sapo është kthyer në Madrid nga huazimi dyvjeçar në Bayern Munich.

Real Madridi i kërkon 42 milionë euro për James, çmim që Atletico Madridi është i gatshëm ta paguajë, veçanërisht pas largimi të Antoine Griezmannit në drejtim të Barcelonës.

Sipas Marca, James ka vendosur se tani dëshiron të luajë për Diego Simeonen në Atletico.

loading…