LSDM-BDI

Maqedoni, dallimet e koalicionit qeveritar për ushtrinë e Kosovës

Bashkë në Qeveri por të ndara për çështjen e Kosovës. Dy partitë më të mëdha të koalicionit qeverisës LSDM dhe BDI, mbajnë qëndrim të kundërt për ushtrinë e Kosovës.

Pavarësisht reagimeve të partive dhe qytetarëve shqiptarë, LSDM-ja vazhdon të mbroj qëndrimin e kryeministrit Zaev, se vendimi i Kosovës për formimin e ushtrisë ishte i përshpejtuar.

Të dy partitë, LSDM dhe BDI, mohojnë të ketë lëkundje në koalicionin qeverisës, pavarësisht se mbajnë qëndrime të kundërta.

Edhe partneri tjetër i koalicionit, Besa e Gashit mendon ndryshe nga Zaev dhe e mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës.