Mbrojtësi grek

Manolas drejt largimit nga Roma

E ardhmja e Manolas te Roma nuk është e sigurtë.

Mbrojtësi grek dëshiron rezultate dhe mundësinë që të fitojë trofe me verdhekuqtë, por siç raportojnë mediat italiane në rast se ekipi dështon të kualifikohet në Champions League atëherë do të kërkojë largimin.

Jo më larg se një vit më parë ai refuzoi kalimin te Zeniti për të qëndruar te Roma, ndërsa këtë sezon gjërat nuk po shkojnë mirë dhe në verë destinacioni i tij mund të jetë Premier League, ku ka dhe admirues.

Manchester United, Tottenhami dhe Arsenali pëlqejnë mbrojtësin, ndërsa Juventusi e shikon 27-vjeçarin si pasuesin e Benatia dhe Barzaglit.