Maloku për krahasimin e Hysenit: E turpshme

S’kanë të ndalur kritikat ndaj ish-ministrit Hyseni, për deklaratën e këtij të fundit lidhur me krahasimin që ia bëri Vjosa Osmanit me Millosheviqin.

I fundit është edhe analisti Albinot Maloku. Maloku, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” tha se kjo çfarë ka bërë Hyseni është e turpshme.

Veç kësaj, ai ftoi Lidhjen Demokratike të Kosovës që të distancohet nga kjo gjuhë e urrejtjes.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Çka janë more këto kritika të yshtyera nga urrejtja? Skender Hyseni njëri nga shfrytëzuesit e gjitha rasteve të ofruara nga LDK, ministër i dështuar në të gjitha aspektet, krahason presidentën e Kosovës, Vjosa Osmani, me kasapin e Ballkanit. Ngjashmërit që po i gjejnë dështakët e dëshpruar të politikës në Kosovës me drejtuesit aktual të vendit me kasapin Millosheviq dhe regjimin e tij, duhet sanksionuar me ligj.

E turpshme që të bëhën këto krahasime të bazuara nga urrejtja e assesi nga racionaliteti i të kuptuarit të kritikës.

LDK duhet të distancohet nga deklarimet e ish-kryediplomatit Hyseni. Mos kryerjeve të detyrave e obligimeve kushtetuese që i ka shefja e shtetit, nuk kundërshtohen e kritikohen me urrejtje që për tendencë ka të përfituarit nga të gjitha rastet për të dëmtuar tjetrin.