“Mall”, kënga më e re nga Sheila Haxhiraj

Këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Mall” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja, e cila u bë e njohur në kompeticionin “X Factor”, vjen me paraqitje të veçantë edhe në klip.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet këngëtarja, teksa për producimin është përkujdesur DVNTE.

Miksimin dhe masterizimin e ka realizuar Kend, kurse videoja i është besuar ‘Koliber Films’.

Kënga është lansuar në YouTube dhe Sheila edhe këtë herë është siguruar të rrëmbejë vëmendjen e fansave.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=160&v=eNU6UX0cCeQ&feature=emb_logo