Përurohet

Malisheva bëhet me stadium

Qyteti i Malishevës është bërë me stadium të vet pasi sot është përuruar fusha me bari sintetik.

Klubet e Malishevës tani do të kenë një stadium ku mund të zhvillojnë garat në ligat e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se ky stadium për Malishevën është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i mirëpritur, sidomos për futbollistët, sepse ata do të kenë një vend ku do të garojnë dhe zhvillohen më tutje në sportin e futbollit tha Begaj.

Ndërsa ministri i Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se është realizuar ëndrra e kamotshme që sportistëve nga ky qytet.

“Është moment i veçantë për mua, për Qeverinë e Republikës së Kosovës por edhe për Komunën e Malishvës dhe qytetarët e saj që më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme të të gjithë sportistëve e sportdashësve që edhe Malisheva të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, përkatësisht realizimin e sportit të futbollit”, ka thënë Gashi që ka paralajmëruar ndërtimin e një pishine gjysmëolimpike në këtë qytet.

“Ministria e Sportit vitin e ardhshëm do të filloj punimet për ndërtimin e pishinës gjysëm olimpike në Komunën e Malishevës, marr për shkas që kjo komunë njihet për traditen që ka në këtë lëmi sportive”, ka thënë ai.