Sulmuesi brazilian

Malcom rezulton dështim, Barcelona e mendon shitjen e tij

Te Barcelona afrimet gjatë merkatos së verës duket se janë kthyer në një çështje.

Përveç Arturo Vidalit, i cili së fundmi duket se ka shprehur pakënaqësi për minutat e pakta në fushë, një tjetër problem te katalanët është Malcom.

Edhe braziliani, i transferuar nga Bordeaux për 41 milionë euro, nuk ka gjetur hapësira në skemat e Valverdes dhe aventura e tij te kampionët në fuqi të La Ligas mund të mbyllet shumë shpejtë.

Për 21-vjeçarin ka shprehur interes Tottenhami, që mund të ofrojë deri në 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Para se të tansferohej te Barcelona, Malcom ishte shumë pranë Romës, ndërkohë që edhe Interi dhe Arsenali kishin shprehur interes për të.