Talenti brazilian
Malcom kërkohet nga klubet kineze
Guangzhou Evergrande janë duke tentuar që të bëjnë një lëvizje ambicioze për sulmuesin e Barcelonës, Malcom
Sipas Directv Sports, sulmusi i krahut që u lëndua në ndeshjen kundër Leonesas, po e ka të vështirë adaptimin në Camp Nou.
Kështu, tashmë kanë filluar thashethemet se ai mund të largohet nga klubi.
Pasi që Paulinho u kthye në skuadrën katalunase, Guangzhou shpreson që të sjell një tjetër brazilian në radhët e saj dhe atë 21 vjeçar.