Make up artistja Sellma Kasumoviq merr në punë vajzën me sindromin down!

Make up artistja e njohur, Sellma Kasumoviq ka marrë në punë vajzën me sindromin down.

Artisja e ka konfirmuar këtë lajm duke e postuar në Instagram një fotografi me gocën në fjalë.

“Nje kromozom ekstra do te thote ekstra bukuri , ekstra miresi e ekstra dashuri . @eloida_alija eshte e tille , e mbare , e mire , e sjellshme , punetore , e lumtur , plot dashuri per jeten ! Ajo eshte mes nesh , e ngjajshme , e ndryshme , por e barabarte , andaj shume shpejte do ti bashkohet ekipit tim ” SELLMA TEAM ” sepse Dashuria nuk numeron kromozome Projekti ” Ti Barabartë Unë ” eshte projekt sensibilizues , perkrahese , kauze per vetedijesimin e shoqerise qe te gjithe jemi te barabarte”, ka shkruar Sellma.