Makarona flutur me salsiçe dhe djathë

Makaronat mund t’i shijoni në 1001 mënyra, dhe asnjëherë shija e tyre nuk duhet të mungojë në tavolinën tonë.

Ato janë të përshtatshme thujse për të gjitha moshat, prandaj nëse brenda shtëpisë jeni anëtarë i moshave totalisht të ndryshme, ushqimi që mund të ju bashkojë të gjithëve në një shij, transmeton ballkani.info

Më poshtë gjeni recetën e zgjedhur për sot, makarona të kombinuara me djath dhe salçiçe.

Përbërësit:

1 pako makarona (flutur)
50 gr gjalpë
4 gjethe sherebelë
2 karotë (të prerë imët)
salsiçe (“Tona”)
4 djathë
kripë

Përgatitja:

1. Vendosni për të zierë në mënyrën e zakonshme makaronat flutur. Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin me gjethet e sherebelës.

2. Shtoni karotat dhe 4 salsiçe të prera në pjesë të vogla. Shtoni djathin. Më pas shtoni makaronat flutur.

3. I trazoni mirë dhe i shërbeni të ngrohta. Sipër i grini djathë kaçkavall.