“Majlinda, vula më e fuqishme e Kosovës”

Driton Kuka e ka uruar 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke e kujtuar rëndësinë e ambasadores më të mirë të sportit kosovar në botë, Majlinda Kelmendit.

Majlinda Kelmendi u bë sportistja e parë që i solli Kosovës medalje olimpike, dhe atë në stil, duke e fituar medaljen e artë në xhudo në Lojërat Olimpike Verore Rio 2016 në Brazil, shkruan Gazeta Express.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, trajneri Driton Kuka e ka postuar një fotografi të Majlindës me mbishkrimin: “Vula më e rëndësishme”.

Kelmendi është dy herë kampione e botës në xhudo, si dhe tri herë kampione evropiane dhe fituese e shumë medaljeve të ndryshme në turnetë e rëndësishëm botëror në xhudo.

Në njëmbëdhjetët e saj si shtet i pavarur, Kosova është përfaqësuar më së miri dhe më denjësisht nga Majlinda.