Majlinda i kundërpërgjigjet Majkut: Nuk po i kryen shpenzimet për Roanin, si pret me pa djalin?

Konflikti virtual mes tyre po vazhdon.

Reperi Majk ka hedhur sot në Instagram dy foto ku shihet bashkë me një djalë me nevoja të veçanta dhe fotove ia la një mesazh për prindërit që duhet të kalojnë kohë me fëmijët e tyre, shkruan Ballkani.info.

Këto fjalë të tij ka nxitur reagimin e publikut të cilët i thanë se duhet njëherë të kujdeset për djalin e tij, e pastaj për fëmijët tjerë.

Komentet e tilla e kanë revoltuar Majkun i cili i ka kthyer komentin një vajze, duke zbuluar një ‘sekret’ të madh.

Majk tha se është Majlinda ajo e cila nuk po e lejon reperin që ta shoh djalin e tij, pasi që ajo nuk e ka pranuar dot faktin se çifiti janë ndarë.

Mirëpo, fjalët e tij janë kundërshtuar nga Majlinda. Ajo në Instastory ka hedhur komentin e Majkut, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes dhe se Majk nuk i ka kryer kurrë shpenzimet për Roanin.

“Aspak e vërtetë. Po e them un si nënë. Çfarë të pres nga një njeri që nuk kujdeset as edhe pak për fëmiun e tij? Jo qe unë e ndaloj me pa si çdo nënë dhe unë kam dëshirë për fëmiun tim të rritet në frymën e babait! Por , dmth, të gjitha shpenzimet që nga lindja e djalit e deri më tani nevojat finaciare I merr përsipër familja ime! A e meriton ti me e pa? Dhe most ë falas më tepër të tregoj se çfarë padie ke bërë me këtë që e the mund dh eta publikoj… Turp” janë fjalët e Majlindës.

E se për çfarë padie po bëhet fjalë, presim të shohim nëse do e publikojë ajo./Ballkani.info/