Ish-kryeministri

Majko: Ushtria e Kosovës e bënë më të fort edhe Shqipërinë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka mirëpritur miratimin në parim të tri ligjeve për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, dhe ka thënë se siguria kombëtare e Shqipërisë dhe Kosovës janë të pandashme.

Ish kryeministri, tash ministër i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se ushtria e Kosovës e bënë më të fortë edhe Shqipërinë.

Majko ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke thënë se Kosova duhet të ketë kujdes në dialogun Kosovë-Serbi, sepse serbët kanë prodhuar një politikë mjaft të qëndrueshme dhe janë pjesë e një loje që nuk fillon dhe mbaron në Beograd.

Pandeli Majko nuk ka dashur ta komentoi idenë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, sepse siç tha ai dy presidentët e tij, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi kanë mendime të kundërta për këtë çështje. Megjithatë, ai mendon se me kohë do të arrihet e mira për Kosovën.

Ndërkaq, Majko ka folur edhe për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, i cili tha se duhet të ndodhë në mënyrë praktike, edhe në fushën e ekonomisë.