Majko për Fondin e Sigurisë: Kosova vetëm mbrohet

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko në kohës e luftës së Kosovës ka reaguar në lidhje me fondin e sigurisë të cilin e ka hapur qeveria e Kosovës, për të rritur mbështetjen për FSK-në.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, tha se Kosova vetëm mbrohet.

“Disa telashe nuk i zgjedh vetë por të zgjedhin. E keqja nuk fle, por, thjesht pret. Kosova, vetëm mbrohet”, ka shkruar Majko.