Majk largohet nga “Babastars”?! reagon Getoar Selimi

Ledri Vula dhe Majk publikuan dje videoklipin e “Marr”, që u prit shumë mirë nga publiku dhe me siguri do të kthehet në hit veror. Mirëpo kënga e dy reperëve u publikua në kanalin e Majk në Youtube dhe jo të “Babastars” siç ndodh zakonisht me këngët e bashkëpunimet e tij me artistë të tjerë. Kaq mjaftoi që të nisnin aludimet se ai mund të ishte larguar nga labeli i njohur.

Por,themeluesi i “Babastars” Getoar Selimi ka reaguar për herë të parë duke shuar të gjitha dyshimet.

Ai ka postuar në InstaStory një pjesë të klipit të “Marr” duke treguar se i mbështet plotësisht. Gjithashtu reperi la të kuptohet se Ledri Vula ka rregulluar marrëdhëniet me labelin dhe mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje. Kjo ishte hera e parë që Majk dhe Ledri bashkuan forcat me njëri-tjetrin pas largimit të Vulës nga “Babastars”.