Majk dhe Capital T publikojnë këngën e re ‘HALA’

Majk dhe Capital T sapo e kanë lansuar projektin e ri muzikor.

Dy artistët e njohur shqiptar, sapo e kanë lansuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“HALA”, titullohet kënga e cila ka ardhur e realizuar edhe me videoklip. Për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur të dy, Majk dhe Caital T, me beat është marrë Rzon e muzika u punua nga Avaxus.

Kjo nuk është hera e parë që këta dy emra të njohur e të suksesshëm të estradës kanë sjell këngë bashkë.

Edhe ky projekt pritet ta ketë suksesin e atyre paraprak.

loading…