Madonna shokon fansat gjatë paraqitjes në “The Tonight Show”, papritmas hidhet mbi tryezën e prezantuesit dhe tregon të brendshmet

Madonna ka shokuar shikuesit e The Tonight Show teksa u hipi në tryezën e Jimmy Fallon gjatë një interviste të enjten, 8 tetor.

Këngëtarja, 63 vjeç, u shfaq në emision për të mbyllur dokumentarin e saj Madame X, por e la prezantuesin të mahnitur kur ajo shpejt u ngrit nga vendi i saj dhe u ul mbi tavolinën e tij, shkruan DailyMail.

Segmenti i çuditshëm filloi kur Jimmy pyeti Madonnën se çfarë shpresonte që shikuesit të merrnin nga filmi i saj.

Foto: NBC

“Arti është i rëndësishëm në jetën tonë. Unë nuk mendoj se njerëzit e theksojnë aq sa duhet. Unë jam vërtet e frymëzuar nga shkrimtari, James Baldwin”, u përgjigj artistja.

Foto: NBC

“Ai ishte një burim i madh frymëzimi për shfaqjen, dhe një nga gjërat që citoj pa pushim në shfaqje është se artistët janë këtu për të prishur paqen. Dhe kështu shpresoj se unë kam prishur paqen tuaj jo vetëm këtë pasdite, por paqen e njerëzve ndërsa ata shikojnë shfaqjen. Por e kam fjalën në mënyrën më të mire”, vazhdoi të thotë këngëtarja.

Dhe papritmas, Madonna u ngrit nga vendi i saj dhe u hodh në tryezën e prezantuesit, ndërsa fustani I shkurtër ia zbuloi të brendshmet.

Foto: NBC

Në një përpjekje për të mbrojtur modestinë e këngëtares, Jimmy kërceu duke bërtitur ‘Jo! Madonna! Ndaloje! Nuk di çfarë të bëj”, para se të hiqte xhaketën e tij dhe ta vendosni atë në këmbët e Madonnës.